Thethi një parajsë e natyrës që duhet ta vizitosh për të paktën një herë në jetë.
Thethi është nje nga destinaciionet me te bukura per udhetim ne shqiperi, i vendosur në zemrën e alpeve shqiptare, është një nga destinacionet më mahnitëse që Shqipëria ka për të ofruar. Me male madhështore, ujëvara të kristalta, lumenj të kthjellët dhe shtëpi karakteristike të ndërtuara prej guri . Thethi është destinacioni ideal për të apasionuarit e natyrës, ecjeve malore dhe turizmit rural.
Çfarë mund të vizitosh në Theth?
- Ujëvara e Grunasit – një nga ujëvarat më të bukura në shqipëri, me ujë të paster e të ftohtë që bie nga një lartësi rreth 30 metra.
- Syri i Kaltër i Thethit – një perlë natyrore me ngjyra mahnitëse që ndidhet në rrugën drejt fshatit Ndërlysaj.
- Kulla e Ngujimit – është një monument historik që tregon historinë dhe traditat e vjetra të Malësisë së Veriut.
- Shtegu Theth-Valbonë – një nga rrugët malore më të njohura në Ballkan, që lidh dy nga destinacionet më të famshme të Alpeve Shqiptare.

- Ujëvara e Grunasit është një nga atraksionet më të vizituara në Theth. Ajo bie nga rreth 30 metra lartësi dhe është shpallur monument natyre.
- Kulla e Ngujimit tregon historinë e Kanunin. Ajo është një ndërtesë historike ku dikur strehoheshin personat gjatë gjakmarrjes sipas Kanuni i Lekë Dukagjinit. Sot është një nga vendet më Interesante për turistët.
- Kisha e Thethit simbol i fshatit. Është një ndër imazhet më ikonike të zonës. E ndërtuar në vitin 1892, ajo qëndron mes maleve duke krijuar një pamje unike.
- Shtegu Valbonë – Theth ndër më të famshmit në Europë. Ecja nga Thethi drejt Valbonës është një eksperiencë e paharrueshme për aventurierët. Ky shteg konsiderohet si një nga më të bukurit në ballkan.
Thethi është perfekt për turizëm natyror dhe qetësi totale. Për shkak të izolimit dhe natyrës së paprekur, Thethi është vendi ideal për ata që kërkojnë relaks larg zhurmës së qytetit. Dimrat në Theth janë të ashpër dhe spektakolarë. Gjatë dimrit, Thethi mbulohet nga dëbora dhe shpesh izolohet për shkak të kushteve atmosferike, duke krijuar një peisazh të rrallë dimëror.
Ushqimi tradicional është një atraksion më vete. Në Theth mund të provoni produkte bio si djathë i freskët, mjaltë mali dhe gatime tradicionale të veriut.
Pse duhet ta vizitosh Thethin
Thethi ofron një përvojë autentike shqiptare, larg zhurmës së qyteteve. Aty mund të shijosh ushqim bio, mikpritjen e banorëve dhe pamje spektakolare që ndryshojnë në çdo stinë. Në verë, Thethi është ideal për hiking, kamping dhe eksplorim. Ndërsa në dimër ofron një peisazh magjik me borë për fotografi të paharrueshme.
Si të shkosh në Theth
Rruga për në Theth nis nga Shkodra dhe zgjat rreth 2-3 orë me makinë. Gjatë verës, rruga është plotësisht e aksesueshme me automjete normale, ndërsa në dimër rekomandohet automjet 4×4 për shkak të terrenit malor.
Bujtinat më të mira në Theth
- Bujtina Pëllumbi – Një nga bujtinat më të vlerësuara në Theth. Ofron mikpritje tradicionale, ushqim bio dhe pamje fantastike nga malet. Perfekte për turistët që kërkojnë eksperiencë autentike.
- Bujtina Tërthorja – Shumë e njohur për ambjentin e qetë dhe komoditetin. Ideale për çifte dhe familje që duan relaks në natyrë.
- Bujtina Berisha – Një zgjedhje shumë e mirë për turistët aktive – ofron aktivitet si hiking dhe hipizëm, si dhe ushqim tradicional.
- Bujtina Zemra e Traditës – Siç e thotë emri, këtu përjeton traditën shqiptare në maksimum, me gatime shtëpie dhe atmosferë tipike alpine.
- Bujtina Miqësia – Shumë e preferuar nga turistët për raportin cilësi/cmim dhe shërbim miqësor.
- Bujtina Polia – Një nga bujtinat më të njohura në zonë, me restorant dhe ambjente të mëdha për turistët.
- Bujtina Kometa – Vend i qetë, larg zhurmës, ideal për pushime relaksuese në natyrë.
Restorantet më të mira në Theth
- Thethi Paradise Restaurant – Një nga më të famshmit në zonë. Ofron ushqim tradicional shqiptar dhe pamje spaktakolare.
- Hotel Restaurant Alpet Theth – Shumë i preferuar për gatime tipike veriore dhe shërbim cilësor.
- Restaurant Jezerca – Një opsion i mirë për mëngjes, drekë dhe darkë, me menu të pasur dhe ambjente komode.
- Logu i Harushave – Restorant tradicional ku mund të provosh mish të freskët dhe gatime autentike të veriut.
- Restaurant Freskia – I vogël por shumë cilësor, ideal për një eksperiencë më intime dhe ushqim të freskët.
- Royal Land Hotel & Restaurant – Kombinon restorantin me akomodimin, shumë i mirë për turistët që duan komoditet.
Thenie popullore nga Thethi dhe Veriu i Shqiperise
- “Shpia e shqiptarit asht e Zotit dhe e mikut” – Një nga thëniet më të njohura që tregon mikpritjen e jashtëzakonshme në Alpet Shqiptare.
- “Miku i mirë vjen në derë pa trokit” – Tregon se në veri, mysafiri është gjithmonë i mirëpritur, pa formalitete.
- “Besa asht ma e fortë se guri” – Kjo lidhet drejtperdrejt me traditat e Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe vlerat e besës në veri.
- “Ku ka male, ka burra” – Një shprehje karakteristike që lidhet me jetën e vështirë por krenare në zonat malore si Thethi.
- “Bukë, kripë e zemër” – Një mënyrë e thjeshtë për të përshkruar mikpritjen tradicionale shqiptare.
- “Mali nuk tradhëton kurrë” – Një thënie shumë e bukur që lidhet me natyrën e paster dhe të qëndrueshme të Alpeve.
- “Jeta e malësorit, e fortë si shkëmbi” – Përshkruan karakterin dhe qëndrueshmërinë e banorëve të zonës.
Këshilla për vizitorët
- Merr veshje komode për ecje dhe këpucë për malore.
- Mos harro aparatin fotografik – çdo cep i Thethit është një kartolinë.
- Rezervo akomodimin paraprakisht, sidomos gjatë muajve korrik-gusht.
Për të parë më shumë postime rreth qyteteve në shqipëri ju ftojmë të na vizitoni në faqen tonë në instagram https://www.instagram.com/promoalbania.al/
